Kuçi: Garojmë në zgjedhje për të qenë opozita që i duhet Kosovës, jo ajo që kërkon Kurti
dp

Lexo edhe11 milionë euro nga buxheti i Kosovës shkuan për polisat e mërgimtarëve, veç në 2025 Qeveria Kurti pagoi mbi 4.5 milionë euro

Natyra Kuçi nga PSD, njoftoi se Partia Socialdemokrate do të garojë në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Ajo theksoi se PSD synon të jetë një opozitë që i duhet Kosovës, jo si ajo që kërkon kryeministri në detyrë, Albin Kurti, “të nënshtruar”.
“Është vendosur, PSD po garon në këto zgjedhje. Po garojmë për një opozitë që i vyen Kosovës. E kemi thanë që një pushtet autoritar me një opozitë siç është kjo rrin edhe gjatë në pushtet, kështu që për me ndrru këtë pushtet duhet një tjetër opozitë”, tha ajo në KlanKosova.

Lexo edhe11 milionë euro nga buxheti i Kosovës shkuan për polisat e mërgimtarëve, veç në 2025 Qeveria Kurti pagoi mbi 4.5 milionë euro
“Kurti po kërkon një opozitë edhe më të nënshtrume se kaq. PSD po garon për një opozitë të re në Kuvend që me pas mundësi Kurti me kuptu për nga rreziku për demokracinë qysh është përnime, jo qysh po trajtohet për momentin”, tha Kuçi.