Kualifikimi i Partizanit, ja sa fiton klubi shqiptar

Vitet e fundit, UEFA ka vendosur të rrisë ndjeshëm shpërblimet për sukseset në kompeticionet kontinentale për të ndikuar edhe në rritjen e cilësisë së këtij sporti.
“Demat” kanë siguruar të paktën 1 milion euro nga paraqitja e tyre në Europë, por që kanë shansin ta shumëfishojnë atë, në varësi të paraqitjes që do kenë, transmeton Panorama Sport. Ky është minimumi i mundshëm që mund të përfitojnë. Për të qenë më të saktë në përllogaritje:
300 mijë euro – i përfituan nga pjesëmarrja në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve.
400 mijë euro – i përfituan me kualifikimin në raundin e dytë të Champions-it, pasi eliminuan hungarezët e Ferencvaroshit.
220 mijë euro – i siguron nëse eliminohet në raundin tjetër, por automatikisht merr pjesë në fazën e tretë të Ligës së Europës, duke përfituar edhe këtë shpërblim financiar.
Dëmshpërblimi

Lexo edheHarrojeni Bufonin dhe Nojerin, shikojeni Alban Hoxhën (video)
UEFA pritet t’i kompensojë klubit të kuq edhe të gjitha shpenzimet sa i përket pjesëmarrjes në Ligën e Europës, ku përfshihet edhe udhëtimi në Bratislavë, ku ndeshja ndaj Slovanit u anulua. Një ndryshim planesh, i cili në fakt erdhi si pasojë e vendimeve të UEFAs dhe jo prej klubit shqiptar.
Shpërblimet e tjera
Partizani ka të siguruara 920 mijë euro, në rast se eliminohet nga austriakët e Salzburgut. Por, në një mrekulli që do u jepte kualifikimin ndaj tyre, do të nënkuptonte pjesëmarrje në fazën “play-off” të Champions-it, e cila ka një shpërblim prej plot 3 milionë eurosh.














