back to top
Sunday, December 7, 2025
BallinaLajmeKtheu veturën në zebra në Prishtinë, mërgimtarin e denoncojnë tek Policia zvicerane

Ktheu veturën në zebra në Prishtinë, mërgimtarin e denoncojnë tek Policia zvicerane

Të ngjajshme

Alpinisti lë të dashurën vetëm në malin më të lartë të Austrisë, ajo ngriu për vdekje

Autoritetet austriake kanë identifikuar 33-vjeçaren, Kerstin Gurtner si gruan...

Zvicër: Inflacioni në zero

Shkalla e inflacionit në Zvicër ra përsëri në zero...

Gjergj Dedaj thotë se PLK-ja mbështet Bedri Hamzën për kryeministër

Lideri historik i Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj Dedaj,...

Analistët po bëhen partiak, Blerim Gashi i bashkohet Guxos

Partisë GUXO i është bashkuar edhe analisti i njohur,...

Një kosovar e ka denoncuar një mërgimtar nga Zvicra te Policia e Cyrihut, meqenëse në një foto të publikuar në media, ai shihet duke e kthyer veturën në një vendkalimin për këmbësorë në Prishtinë.

Për këtë denoncim të tij, ai ka marrë përgjigje nga Policia atje.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Policia zvicerane ka thënë se ndjekja penale e shkeljeve në Prishtinë u takon autoriteteve kosovare.

“Ju falënderojmë për mesazhin tuaj. Për shkak të mungesës së juridiksionit lokal, ne ia lëmë ndjekjen penale të shkeljeve në Prishtinë autoriteteve lokale të policisë”, thuhet në postimin e policisë zvicerane.

Ndryshe, kosovari kishte publikuar në Twitter, foton ku shihet mërgimtari duke e kthyer veturën në vendkalimin për këmbësorë dhe e kishte etiketuar llogarinë e Policisë së Cyryhut në këtë rrjet social.

“Kjo veturë me targë të Cyrihut është fotografuar në Prishtinë. Siç e shihni, ai kthehet në vendkalim! #Faleminderit”, kishte shkruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz