“RENEA e ka për detyrë të dalë”, Rama: Do ngushtohet rrethi i protestuesve me maska
dp

Lexo edheRashiti: Kosova dhe Ballkani nuk janë më prioritet për SHBA-në dhe BE-në

Sipas Ramës, përdorimi i plumbave të gomës erdhi pas këtij incidenti, ndërsa theksoi se kolegu i efektivit të plagosur largoi personin që kishte qëlluar me saçme.
Rama foli gjithashtu për praninë e forcave speciale RENEA gjatë protestave, duke argumentuar se dalja e tyre është pjesë e detyrave të policisë edhe në aktivitete ku ka premisa për incidente.
“Pse ndodhi gjuajtja me plumb gome, sepse efektivi mori zarin e çelikut, iu ça noflla, dhe shoku i tij largoi kriminelin që qëlloi me saçme. Shikoni Policinë e Francës që gjuajnë me plumb gome si në Disney Land. RENEA e ka për detyrim të dalë, RENEA del edhe në ndeshjen me Serbinë, ku ka premisë për rrëmujë. RENEA doli dhe do të dalë, do të ngushtohet rrethi i atyre me maska. E ka edhe ligji që ti s’mund ta fshehësh identitetin”. (A2 Televizion)

Lexo edheRashiti: Kosova dhe Ballkani nuk janë më prioritet për SHBA-në dhe BE-në