Korçë, gjykata liron dy të rinjtë e arrestuar për protestën, do hetohen me detyrim paraqitjeje
dp

Lexo edhePas protestave të dhunshme në Tiranë, 78 protestues dalin sot para gjykatës për masën e sigurisë

Bëhet fjalë për F.L., 21 vjeç, dhe O.K., 19 vjeç, të cilët u arrestuan nga policia nën akuzën e shkatërrimit të pronës dhe kundërshtimit të forcave të policisë.
Ka qenë Prokuroria e Korçës ajo që ka kërkuar që dy të rinjtë të hetohen në masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Kërkesa është pranuar nga gjykata, e cila ka vendosur lirimin e tyre nga paraburgimi.
Sipas vendimit, dy të rinjtë do të vijojnë të hetohen në gjendje të lirë dhe do të paraqiten një herë në muaj pranë oficerit të Policisë Gjyqësore.

Lexo edhePas protestave të dhunshme në Tiranë, 78 protestues dalin sot para gjykatës për masën e sigurisë
Ndërkohë, rreth 40 të rinj të tjerë, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në protestat e fundit në Korçë, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia.
F.L. dhe O.K. ishin dy personat e vetëm të arrestuar për ngjarjet, ndërsa hetimet për protestën vijojnë nga organet kompetente./euronews