Raportimet për arrestimin e personave zyrtarë, reagon Prokuroria e Shtetit: Publiku të bazohet në informacione zyrtare
dp

Lexo edhePresidenti Begaj mbledh sot krerët e komuniteteve fetare

Përmes një deklarate, kjo zyrë ka bërë të ditur se raportimet dhe shkrimet e publikuara gjatë ditëve të fundit kanë krijuar konfuzion në publik dhe pasiguri juridike.
“Për çështjet që ndërlidhen me punën dhe veprimet e Prokurorit të Shtetit, të bazoheni vetëm në informacione zyrtare dhe të konfirmuara nga vetë institucioni, si dhe të shmangni çdo informacion tjetër që nuk është zyrtar dhe i konfirmuar”, thuhet në deklaratë.
Po ashtu, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka siguruar qytetarët se çdo rast penal do të trajtohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ligjet në fuqi dhe standardet e drejtësisë.

Lexo edhePresidenti Begaj mbledh sot krerët e komuniteteve fetare
“Kryeprokurori i Shtetit siguron qytetarët e vendit se do të kujdeset që institucioni i Prokurorit të Shtetit të trajtojë çdo rast penal në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet në fuqi dhe standardet më të larta të drejtësisë”, thuhet në deklaratë. /Lajmi.net/