BallinaLajmeKthehen mbrapsht kosovarët që nuk kanë autorizimet e veturave në serbisht

Kthehen mbrapsht kosovarët që nuk kanë autorizimet e veturave në serbisht

Të ngjajshme

Ministri britanik i mbrojtjes vjen në Kosovë, takohet me komandantin e KFOR-it

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka bërë të...

EKSKLUZIVE: Shtyhet vendimi për krerët e UÇK-së deri më 20 korrik

Kanë kaluar tashmë mbi dy muaj ditë që nga...

Linjat ajrore anulojnë 13 mijë fluturime në maj për shkak të krizës së karburantit

Linjat ajrore në mbarë botën kanë anuluar mijëra fluturime...

Policia e Serbisë po kthen qytetarët e Kosovës të cilët me vetura po mësyjnë shtetin fqinjë e që nuk kanë autorizimet për ngasjen e veturave të përkthyera në gjuhën serbe. Noterët po detyrohen që shqiptarëve që synojnë të shkojnë në Serbi t’iu shkruajnë autorizimet edhe në serbisht

Ai ka bërë 75 kilometra deri në pikën kufitare të Depcës.

Por, ndonëse kishte të gjitha dokumentet e nevojshme për të kaluar me veturën e të vëllait të tij në Serbi, Flamur Ejupi nuk ka arritur të kalojë kufirin me veturë.

Autorizimin që kishte marrë tek një noter në Prishtinë për të ngarë veturën që kishte në emrin e vëllait e kishte vetëm në gjuhën shqipe, që nuk është pranuar nga policët kufitarë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

“E kalova kufirin e Kosovës mirëpo sapo arrita në anën serbe më urdhëruan se duhet të kthehem apo të kaloj pa veturë, pasi autorizimin e kisha vetëm në gjuhën shqipe. Vetura është e regjistruar në emrin e vëllait tim dhe për ta ishte e papranueshme që ishte vetëm në gjuhën shqipe”, thotë Ejupi.

Dy orë në kufi “sherri” i autorizimit shqip

Ai ka thënë se ka pritur rreth dy orë në kufi mes Kosovës dhe Serbisë, derisa një familjar i bashkëshortes së tij ka shkuar nga Presheva për ta marrë me veturë të regjistruar në Serbi.

“Një person tjetër u kthye mbrapsht pasi edhe ai kishte të njëjtin problem”, tregon burri rreth 40 vjeç.

Ai ka thënë se vendi ku kanë pritur ishte shumë i bezdisshëm.

“Dy orë aty me fëmijë. Ata nuk rrinin. Kur dilnin nga vetura ishte shumë ftohtë”, thotë Ejupi për “Zërin”.

Sipas tij, gjithë këto lojëra po bëhen nga ana e Serbisë, pasi pala kosovare nuk është treguar syçelë për të siguruar materiale të nevojshme siç është letërngjitësi që do të mundësonte respektimin e Marrëveshjes për qarkullimin e lirë për dy palët

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz