BallinaLajmeKryeziu për deklaratat e Kurtit ndaj SHBA-së: Goditje ndaj sovranitetit dhe cenim...

Kryeziu për deklaratat e Kurtit ndaj SHBA-së: Goditje ndaj sovranitetit dhe cenim i aleancës strategjike

Të ngjajshme

Mbi 1 milion makina të regjistruara në Shqipëri, 35% e tyre qarkullojnë në Tiranë

Tregu i mjeteve rrugore në Shqipëri vijon të zgjerohet...

Konjufca përshëndet rezolutën amerikane për mbështetjen e Kosovës në NATO

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës,...

Një tjetër yll i Cityt i është ofruar Interit

Sipas raportimeve në Itali, mbrojtësi i Manchester Cityt, Nathan...

Pas lajmeve për shëndetin, Netanyahu poston video nga palestra duke u stërvitur

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu përgjigj deklaratave të ish-kryeministrit Naftali Bennett...

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu ka reaguar pas deklaratave të fundit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili sipas Kryeziut ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po veprojnë kundër sundimit të ligjit në veri të Kosovës dhe po kërkojnë “kusuritje” politike me Serbinë dhe Rusinë në kurriz të Kosovës.

Kryeziu i ka theksuar se këto deklarata nuk i shërbejnë as forcimit të shtetit, as interesit kombëtar, por vetëm kalkulimeve të ngushta të një lideri që konfrontimin brenda dhe jashtë vendit, e sheh si mundësi elektorale.

“Për më shumë se 25 vjet, SHBA ka qenë garancia kryesore për sundimin e ligjit në veri, si dhe për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Tani, një kandidat për kryeministër akuzon pikërisht këtë aleat strategjik si kundërshtar të këtyre parimeve,” shkroi Kryeziu në një postim në rrjetet sociale.

Sipas tij, një qasje e tillë përbën një cenim të drejtpërdrejtë të marrëdhënieve strategjike me SHBA-në dhe në thelb është një goditje ndaj integritetit të vetë shtetit të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz