Kadri Kryeziu, ish – nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kërkesën që Presidentja Vjosa Osmani i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese për sqarim mbi pasojat juridike në rast të mosrespektimit të afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit.
Kryeziu vlerëson se kërkesa është dashur të bëhet shumë më herët dhe se veprimi i Presidentes në ditët e fundit krijon përshtypjen e taktizimit politik.
Ai e konsideron problematike edhe kërkesën e Osmanit për pezullimin e përkohshëm të afatit kushtetues, duke e cilësuar si “gabim, absurd dhe jashtë frymës së detyrës për të mbrojtur funksionimin kushtetues të institucioneve”.
Sipas tij, Gjykata Kushtetuese nuk ka asnjë autoritet të pezullojë një dispozitë që rrjedh drejtpërdrejt nga Kushtetuta, përkatësisht nga neni 66. Kryeziu e sheh këtë si një veprim të habitshëm nga ana e Presidentes.
Postimi i plotë: