Kryetari Jashari priti në takim përfaqësues nga Giz-i Gjerman
BILLI

Lexo edheBaresha e maleve, që u bë mësuese e Drenicës (VIDEO)

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me bashkëpunëtorë priti në takim përfaqësues nga Giz-i Gjerman.
Gjatë këtij takimi u bisedua për shtrirjen e ofrimit të shërbimeve për mbledhjen e mbeturinave për qytetarët e Skenderajt.
Dhe si rrjedhojë e kësaj u dakorduan për blerjen e tre kamionëve të cilët do të shërbejnë për mbulueshmërinë e shërbimit të mbeturinave në territorin e Skenderajt.

Lexo edheBaresha e maleve, që u bë mësuese e Drenicës (VIDEO)