back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeKryetari i ri i Nju Jorkut ndihmon për të hequr një automjet...

Kryetari i ri i Nju Jorkut ndihmon për të hequr një automjet nga bora, thotë se nuk ka “punë të vogël”

Të ngjajshme

Juan Mata dhe klasi i tij, bën tri asiste në një ndeshje me Melbourne Victory

Skuadra e Melbourne Victory ka shënuar fitore të thellë...

Raporti i Komisionit Europian: Shqipëria e dyta në Ballkan për nivelin e lartë të borxhit publik

Pavarësisht uljes gjatë viteve të fundit, Shqipëria pozicionohet ndër...

Spalletti thur lavda për Kenan Yildizin: Është jashtëtokësor..!

Trajneri italian, Luciano Spalletti ka thur lavdata për lojtarin...

Të paktën 7 të vdekur në SHBA si pasojë e stuhisë dimërore

Një stuhi e rrezikshme dimërore i ka mbështjellë Shtetet...

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, mund të ketë pasur një ditë të ngjeshur duke menaxhuar reagimin e qytetit ndaj stuhisë.

Megjithatë, ai nuk ishte shumë i zënë për të ndaluar dhe për të ndihmuar në nxjerrjen e një automjeti që kishte ngecur në borë në Brooklyn.

Mamdani iu përgjigj një postimi në mediat sociale që tregonte një video të tij duke ndihmuar në nxjerrjen e një furgoni në Myrtle Avenue në Brooklyn të dielën.

Ai shihet gjithashtu duke e drejtuar atë për të dalë nga vendi ku ishte bllokuar.

“Siç e kam thënë, nuk ka detyrë shumë të madhe ose punë shumë të vogël. Jam i lumtur t’u jap një ndihmë dhe t’i ndihmoj banorët e Nju Jorkut. Qëndroni të sigurt!”, shkroi kryetari i bashkisë.

Kujtojmë se qyteti i Nju Jorkut, sikurse disa pjesë të SHBA-së janë duke u përballur me një stuhi e rrezikshme dimërore.

Bëhet fjalë për një stuhi e cila supozohet se deri më tani ka lënë të paktën shtatë të vdekur dhe duke ndërprerë energjinë elektrike për qindra mijëra shtëpi.

Shkollat dhe rrugët në të gjithë vendin janë mbyllur dhe fluturimet janë anuluar, pasi kushtet “kërcënuese për jetën” shtrihen nga Teksasi në New England, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS).

Të Fundit

Sport

ShowBiz