Kryetari i BIK në Prizren: Mos u shtirni të mërzitur për katedralen, kur digjeshin xhamia s’bënit zë
03

Lexo edheAksident trafiku, vetura përplaset me traktorin

Mbrëmë në Paris u përfshi nga zjarri katedralja Notre Dame, për çka reaguan liderë botërorë dhe ata vendor.
Reagimet e të tjerëve i janë dukur dyfytyrësi kryetarit të BIK-ut në Prizren, Besim Berisha, transmeton Indeksonline.
Në një postim në Facebook, Berisha ka shkruar se për katedralen po shtiren të gjithë kinse janë mërzitur, kurse askush nuk reagoi kur u dogjën xhamiat.
Më poshtë postimi i tij i plotë:
Jeni dyfytyrësh nëse për katedralen ne Paris mërziteni(shtireni per me i hi ne qef dikujt,se nuk e keni gajle per histori), kurse për xhaminë Emevite( dhe shume monumente tjera historike) ne Siri as zani nuk iu ni!

Lexo edheAksident trafiku, vetura përplaset me traktorin
Sa per informatë, kjo xhami është 400 vite më e vjetër se katedralja qe u dogj.
Na e dim qe nuk merrni vesh ne histori, po sun po iu durojme kur po luani me standarde te dyfishta, cdo gje Islame po iu pengon.
Kryetar i Bik ne Prizren