Kryeprokurori Gashi takon drejtorin e Policisë, dakordohen për forcimin e bashkëpunimit
dp

Lexo edhe“Dyert janë të mbyllura për ne”, “jo, jo janë të hapura” – përplasje mes Çitakut e Haxhiut në sallën e Kuvendit

Në fillim të takimit, Hoxha e ka uruar Gashin për marrjen e detyrës së re.
Gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në vend.
Gashi dhe Hoxha janë pajtuar për intensifikimin e komunikimit dhe bashkërendimit të vazhdueshëm ndërmjet dy institucioneve.

Lexo edhe“Dyert janë të mbyllura për ne”, “jo, jo janë të hapura” – përplasje mes Çitakut e Haxhiut në sallën e Kuvendit
Sipas njoftimit, një bashkëpunim i tillë është vlerësuar si thelbësor për shkëmbimin efikas të informacioneve, koordinimin e veprimeve hetimore dhe trajtimin profesional të rasteve penale.
Të dy institucionet kanë theksuar se bashkëpunimi do të zhvillohet në përputhje me kompetencat dhe përgjegjësitë e përcaktuara me ligj.