BallinaLajmeKryeministri i Kroacisë telefon Albin Kurtin, e siguron se po merren të...

Kryeministri i Kroacisë telefon Albin Kurtin, e siguron se po merren të gjitha masat për t’i shpëtuar të lënduarit

Të ngjajshme

Dieta me sardele: Trend apo rrezik?

Një trend i ri në rrjetet sociale po promovon...

Djali i Maradonës krahason McTominay me babain e tij

Djali i legjendës Diego Armando Maradona ka bërë një...

A është Lucozade i dobishëm?

Për shumë njerëz, Lucozade ka qenë prej kohësh një...

Zyrtare: Trepça e blindon me kontratë të re Adis Beciargicin

Adis Beciragic do të vazhdojë qëndrimin te Trepça edhe...

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar përsëri pas aksidentit tragjik në Kroaci, ku 10 kosovarë kanë vdekur e dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Kurti në një postim në Twitter shkroi se është kontaktuar përmes telefonit nga kryeministri Kroat, Andrej Plenkoviç, i cili e ka siguruar se po merren të gjitha masat lidhur me rastin.

Shefi i Qeverisë ka falënderuar autoritetet kroate për përgjigjen e shpejtë.

“Në valën e kthimit të qindra mijëra diasporës sonë për bashkime familjare, një autobus nga Frankfurti në Prishtinë ka dalë nga shinat nga një rrugë në Kroaci duke lënë 10 të vdekur, 8 të plagosur rëndë & 4 nën operacion”, shkroi ai, gjersa shtoi se “Është një ditë tragjike dhe e trishtuar për vendin tonë dhe për njerëzit tanë”.

“Kam marrë një telefonatë nga Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkovic i cili më ka siguruar që po merren të gjitha masat për të bërë më të mirën për të shpëtuar jetën e të plagosurve rëndë dhe për tu kujdesur për të plagosurit. Falënderoj autoritetet kroate për përgjigjen e shpejtë”, tha Kurti në Twitter.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz