BallinaLajmeKryeministri Haradinaj: Kosova e gatshme për BE dhe NATO

Kryeministri Haradinaj: Kosova e gatshme për BE dhe NATO

Të ngjajshme

Të dashura me qira

Një dokumentar i ri hedh dritë mbi një fenomen...

Dialogu Kosovë–Serbi, Sorensen bisedon me zyrtarin e OKB-së për zhvillimet e fundit

Emisari evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter...

Selvija e kujton Shpatin me fjalë prekëse para Bajramit

Në prag të festës së Bajramit, një mesazh i...

Rogerti plas bombën për Brikenën

Banori i “BBVA”, Rogerti” ka bërë një deklaratë bombë...

Kurti nesër paradite mbledh Qeverinë

Zyra për Media e Kryeministrisë ka njoftuar se nesër...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë shtetërore për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të organizuar nën patronatin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në këtë ceremoni, ku të pranishëm ishin përfaqësuesit më të lartë të institucioneve shtetërore të Kosovës, ministra, deputetë, përfaqësues të jetës kulturore e akademike, mysafirë të shumtë nga e mbarë bota, ambasadorët e akredituar në Kosovë, kryeministri Haradinaj tha se është nder për të që t’i drejtohet të gjithë të pranishmëve, veçanërisht të shpreh respektin dhe falënderimin e tij për brezat që u flijuan për të drejtën tonë për të qenë të lirë dhe për të jetuar në shtetin tonë.

“I takojmë familjes së shteteve demokratike, diçka që çdo herë dhe çdo njëri nga ne e ndjejmë, e bartim me vete dhe e respektojmë thellë”, tha kryeministri Haradinaj, dhe shtoi se shqiptarët i ndjejnë dhe i kuptojnë të gjithë ata që bashkëjetojnë me ne në Kosovë, komunitetet etnike, duke punuar intensivisht në thellimin e kohezionit të brendshëm.

Po ashtu kryeministri Haradinaj vlerësoi se qeveria e vendit e ka parasysh dhe nuk harron t’i kujtojë çdo herë vendimet e mëdha që kërkojnë implementim.

“Implementimi është suksesi i të gjithë neve dhe do të jemi të kujdesshëm e të vendosur që të implementojmë të arriturat tona, vendimet e marrura dhe njëkohësisht të dimë të gjejmë zgjidhje për të gjitha temat që na presin”, tha kryeministri Haradinaj.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryeministri Haradinaj uroi 10 vjetorin e pavarësisë qytetarët e Kosovës, shqiptarëve kudo që janë. “Uroj Bashkimin Evropian për anëtarin më të ri që po i troket në derë, uroj NATO-n për anëtarin më të ri që po bëhet gati dhe njëkohësisht gjitha kombet e lira të botës për anëtarin më të ri që po u vjen”, tha kryeministri Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz