back to top
Sunday, December 7, 2025
BallinaSportKristian Prenga fantastik në ring, boksieri mposht amerikanin për 30 sekonda

Kristian Prenga fantastik në ring, boksieri mposht amerikanin për 30 sekonda

Të ngjajshme

Kristian Prenga ka shkëlqyer në ndeshjen e tij të fundit në SHBA, duke mbyllur duelin brenda 30 sekondash. Në ringun e Atlantic City, boksieri shqiptar mposhti pa vështirësi amerikanin Brandon Carmack, i cili hyri në përballje me pritshmëri të larta.

Disa goditje të fuqishme të Prengës ishin të mjaftueshme që kundërshtari të dorëzohej menjëherë. Fitorja e shpejtë rikonfirmoi mirditorin si një boksier të pamëshirshëm, ndërsa të gjitha 19 triumfet në karrierë i ka arritur me “knock-out”.

Atmosfera në sallën e Bally’s Atlantic City u ndez nga mbështetja e tifozëve shqiptarë, të cilët e pritën suksesin me entuziazëm. Ky rezultat jo vetëm e forcon rekordin personal të Prengës, por e ngjit edhe më lart si një nga emrat më premtues të boksit shqiptar në skenën ndërkombëtare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz