BallinaLajmeKrimet Ekonomike sërish në aksion, arrestojnë tre ish-drejtuesit e “Trafikut Urban”

Krimet Ekonomike sërish në aksion, arrestojnë tre ish-drejtuesit e “Trafikut Urban”

Të ngjajshme

Afati i fundit për përdoruesit e Fitbit

Përdoruesit e pajisjeve Fitbit përballen me një afat të...

Pse Hollywood-i dështon me pop-yjet?

Kinemaja amerikane vazhdon të ketë vështirësi në portretizimin bindës...

Kurti dhe Konjufca përshëndesin mbështetjen e fuqishme amerikane për Kosovën drejt NATO-s

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mirëpritur rezolutën e...

Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, sot ka arrestuar katër persona të dyshuar se kanë kryer veprat penale keqpërdorim i pozitës zyrtare, konflikti i interesit dhe ndihma.

Sipas njoftimit për media, bëhet fjalë për R. B., ish-kryesues i Bordit të Drejtorëve të “Trafikut Urban”, L. R., ish-kryeshef i “Trafikut Urban”, F. T., ish- sekretar në “Trafiku Urban” dhe V. K., ish -menaxher në një auto-sallon.

Ata dyshohet se kanë arritur që përmes marrëveshjeve në mes vete, veturën që ka qenë në pronësi të kryesuesit, ta shesin fillimisht në një auto-sallon dhe pastaj përmes procedurave tenderuese ta blejnë të njëjtin për nevojat e “Trafikut Urban” në vlerë prej disa mijëra euro me shtrenjtë se vlera reale, duke i shkaktuar dëme buxhetit të ndërmarrjes dhe njëkohësisht përfitime për vete.

Hetuesit policorë, pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore/operative kanë siguruar dëshmi dhe informacione tjera për personat e dyshuar dhe dëmet e shkaktuara, përmes veprimeve policore me çka dëshmohet dyshimi i kryerjes së veprës penale.

Në konsultim dhe koordinim me Prokurorin Kujdestar, personat R.B. dhe L.R. janë shoqëruar në polici dhe nga aty me vendim mbi ndalimin nga Prokurori Kujdestar i PTH-Prishtinë janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërsa të dyshuarit F.T. dhe V.K. me vendim të prokurorit kujdestar lirohen në procedurë të rregullt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz