Kreu i Shoqatës së Naftëtarëve kundër propozimit të Abdixhikut, del me një kerkesë për Kurtin
BILLI

Lexo edhePushtimi i Ukrainës – Dita 12

Berjani thotë se akciza nuk duhet të preket dhe se vendimi i vetëm është që Qeveria të tërhiqet nga vendimi për fitim të naftëtarëve.
“Akciza nuk do të lëvizë pasi buxheti është parashikuar. Kjo është gabim. Në opozitë duhet të flasësh. Edhe unë jam i partisë së tij por kjo që është folur është gabim pasi buxheti është parashikuar me këto të hyra. As TVSH nuk guxon të lëvizë”, thotë ai.
“Ne lusim kryeministrin Kurti të tërheqë këtë vendim. Marzha e fitimit është shumë e vogël dhe naftëtarët nuk do të kenë para as të paguajnë punëtorët. Ka kompani që janë në krizë dhe me nuk mund t’ia dalin me këtë vendim. Kërkojmë që së paku vendimi të prolongohet”, shton Berjani.

Lexo edhePushtimi i Ukrainës – Dita 12