back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeKreu i OBSH-së: Koronavirusi nuk i kursen të rinjtë, ky veprim mund...

Kreu i OBSH-së: Koronavirusi nuk i kursen të rinjtë, ky veprim mund të sjellë vdekje për dikë

Të ngjajshme

I jashtëzakonshëm Haaland, City “zhytë” Unitedin në “Etihad”

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar golin e tretë...

Besfort Zeneli shënoi supergol në barazimin e Elfsborgut

Skuadra e Elsfsborgut ka barazuar 2:2 ndaj Malmo FF...

Zeqiri akuzon Listën Serbe për manipulim të fëmijëve në fushatë zgjedhore

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka akuzuar Listën...

Legjenda e boksit britanik, Ricky Hatton vdes në moshën 46-vjeçare

Legjenda britanike e boksit, Ricky Hatton, ka ndërruar jetë...

“Shokë për zemër”, 2Ton e ka gati këngën e re

Artisti i njohur, 2Ton e ka gati projektin e...

Kryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë e ka bërë një paralajmërim të qartë për të rinjtë rreth koronavirusit.

“Një prej gjërave që jemi duke mësuar është që njerëzit e moshuar goditen më rëndë, por as të rinjtë nuk kursehen”, deklaroi në Gjenevë mjeku Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Të dhënat nga shumë shtete kanë treguar qartë se njerëzit nën moshën 50-vjeçare përbëjnë një shifër të konsiderueshme të pacientëve që kërkojnë hospitalizim”. “Sot, unë kam një mesazh për të rinjtë: ju nuk jeni të pathyeshëm, virusi mund t’ju dërgojë në spital për javë të tëra ose edhe mund t’ju vrasë”.

Ghebreyesus shtoi se “edhe nëse nuk sëmureni, zgjedhja që bëni se ku të shkoni, mund të bëjë dallimin në mes jetës dhe vdekjes për dikë tjetër”. Disa ditë më parë, OBSH-ja bëri thirrje që të gjithë vendet europiane të ndërmarrin veprime te guximshme kundër pandemisë së koronavirusit.

Drejtori rajonal i saj, Hans Kluge tha se “çdo vend, pa asnjë përjashtim, duhet të bëjë ç’është e mundur për të ndaluar ose ngadalësuar kërcënimin nga përhapja e virusit”.

Ai tha se bota po përballet me “një situatë të paprecedent” dhe se është e rëndësishme që vendet “të punojnë së bashku, të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të harmonizojnë përpjekjet”.

Vërejtjet e Kluge erdhën në kohën kur shumë shtete vende të BE-së shtrënguan masat e shëndetit publik, që kanë detyruar shumë biznese të mbyllen dhe banorët të qëndrojnë në shtëpi. /Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz