back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeEksperti anglez tregon 2 simptoma të tjera të koronavirusit

Eksperti anglez tregon 2 simptoma të tjera të koronavirusit

Të ngjajshme

Berat Mehmeti shkarkohet nga posti i Kryeshefit Ekzekutiv të NPL “Kastrioti” Sh.A

Berat Mehmeti ka reaguar publikisht pas vendimit të Bordit...

Ushtarët gjermanë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri të Kosovës

Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të...

KFOR-i gjerman patrullon në veri

Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të...

Nirmal Kumar, otorinolaringolog britanik shprehet se krahas kollës së thatë apo etheve, dy simptoma të tjera të Covid-19 mund të jenë edhe humbja e nuhatjes dhe shijimit.

Shoqata Britanike e Otorinolaringologjisë shprehet se pacientët asimpomatikë, pra ata që nuk shfaqin shenjat tipike (ethe ose kollë), mund të kenë humbje të nuhatjes ose shijimit.

“Kemi identifikuar gjithashtu një simptomë të re (humbja e ndjenjës së nuhatjes dhe shijimit) që mund të nënkuptojë që edhe njerëzit pa simptoma të tjera, por vetëm me humbjen e këtyre shqisave duhet të izolohen”, shprehet Kumar.

Ndërkohë, udhëzimet aktuale të Shëndetit Publik në Angli thonë se një temperaturë e lartë ose kollë e vazhdueshme janë simptomat treguese të COVID-19. Sipas Sky News, studimet e reja të Kumar vijnë pasi dy mjekë të spitaleve angleze u infektuan me koronavirus, ndërsa nuk kishin shfaqur kollë dhe ethe. /Gazeta Sinjali/

Të Fundit

Sport

ShowBiz