Krerët e Federatës së Futbollit të Gjermanisë në Kosovë

Ministri i Kulturës,Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka pritur sot në një drek pune krerët e Federatës së Futbollit të Gjermanisë, nënkryetarin e parë z. Rainer Koch dhe nënkryetarin tjetër z. Rainer Milkoriet.
Me këtë rast, ministri Gashi falënderoi për vizitën që përfaqësusit e DFB-së ia bënë Kosovës poashtu, falënderoi për kontributin që kanë dhënë për Kosovën në fushën e sporiti,gjatë takimit diksutuan lidhur me bashkëpunimin që do vazhdojnë ta kenë në të ardhmën.
Ministri Gashi shprehu keqardhje për anulimin e ndeshjës testuse e cila është para parë të zhvillohet dje dhe ju tregoi që është anuluar në nderim të vdekjes së veprimtarit të shquar, Adem Demaçi.

Lexo edheGjyqtari kosovar lë referimin, bëhet këngëtar
Ministri Gashi tha se :” Jam i gatshëm që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në fushën e sportit ne si Ministri e Sporiti prioritet i yni është t’i mbështesim Federatat sportive dhe të jemi gjithmonë afër sportistëve tanë të cilet po na bëjën krenarë me sukseset e tyre anë e kënd botës
Duke u falënderuar ministrin për këtë mikpritje kaq të ngrohtë z. Rainer Koch, tha së: ”Me Kosovën kam disa momente të mira. Kur jam këtu nuk kam si të mos e kujtoj ish presidentin Vokrri i cili ishte një njeri i madh dhe unë pata rastin ta takoj në kongresin e FIFA-s më 13 maj 2016 e ku në atë kongres unë për herë të parë po e përfaqësoja DFB dhe me kujtohet mirë fjalimi i ish presidenti Vokrri por edhe kundërshtimi i kryetarit serb. Unë këtu jam të përfaqësoj jo vetëm veten time por edhe DFB-në dhe ju siguroj se do të vazhdojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat sa i përket zhvillimit të një ndeshje.














