Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka minimizuar bisedimet mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Krasniqi ka thënë në “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se bisedimet mes Thaçit dhe homologut serb nuk po prodhojnë kurrfarë rezultati.
Krasniqi ka deklaruar se Thaçi e Vuçiq nuk po bëjnë asgjë më shumë, veçse po mundohen të faktorizojnë vetveten.
Ai ka vlerësuar se shumë zhvillime në vend kanë ndodhur sipas një skenari të përgatitur nga Thaçi e Vuçiq.
Sipas Krasniqit, Thaçi e ka shkelur Kushtetutën e Kosovës. Ai ka thënë se Thaçi i ka tejkaluar kompetencat e tij si president i vendit. /Express/