Krasniqi: Oferta e Kurtit për LDK’në gjeneroze, zgjedhjet e reja s’ndryshojnë rezultat
dp

Lexo edhe“Të varrosem pa ritual fetar e pa prani zyrtare”, familja publikon letrën që Qosja e la amanet për nipin Valjetin

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili është edhe partner i koalicionit me LVV-në, ka thënë se oferta e Kurtit për LDK-në është gjeneroze.
“Dy propozimet e Kurtit për LDK-në në perspektivën time janë gjeneroze”, ka thënë Krasniqi në FRONTAL të T7.
Ai ka thënë se nuk beson që zgjedhjet e reja do të sjellin ndonjë rezultat dhe se është optimist që do të gjendet zgjidhje në ditët e mbetura.
“Nëse shkojmë në zgjedhje, do të nis cikli i ri zgjedhor, rezultati do të jetë aty prapë. S’shoh që do të prodhojnë ndonjë rezultat ndryshe”, ka thënë ministri Krasniqi.

Lexo edhe“Të varrosem pa ritual fetar e pa prani zyrtare”, familja publikon letrën që Qosja e la amanet për nipin Valjetin
Ai ka thënë se ka ende hapsirë për të gjetur një rrugëdalje, nëse opozita nuk është duke shpresuar që do të ketë ndryshim rezultati në zgjedhje.
“Kam biseduar me kryeministrin meqë jemi partnerë. Unë dua të jem shumë i drejtpërdrejtë, mendoj që ka ende hapësirë nëse opozita nuk po shpreson që shkuarja në zgjedhje mund ta ndryshojë rezultatin”, ka thënë ai./Indeksonline/