BallinaLajmeKrasniqi: Nëse BE-ja nuk e ndalon vajin e palmës, nuk e ndalon...

Krasniqi: Nëse BE-ja nuk e ndalon vajin e palmës, nuk e ndalon as Kosova

Të ngjajshme

Të shtënat në Klinë: Vëllai e plagosi vëllain

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sot në...

Plani sekret i Danimarkës në rast pushtimi amerikan të Groenlandës

Një plan i fshehtë i autoriteteve daneze për të...

Kancelari gjerman e kritikon kryeministrin hungarez Orban: Shkeli besnikërinë

 Kancelari gjerman Friedrich Merz ka kritikuar ashpër Hungarinë për...

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ka thënë se asnjë institucion nuk do të mundë të marrë masa për ndalimin e importimit të vajit të palmës, derisa Bashkimi Evropian nuk ka ndërmarrë një veprim të tillë.

Ai ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të kontrollojnë nëse kompanitë që përdorin këtë vaj nuk e tregojnë atë nëpër etiketa.

Kjo ka qenë një nga çështjet e diskutuara në mbledhjen e komisionit për bujqësi, raporton KTV.

Ministri Krasniqi ka kërkuar që ta mbështesin në ndryshimin e ligjeve që i mundësojnë kthimin e Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinës, inspektorët komunalë të fitosanitarisë dhe ata të pyjeve, të cilët me planin e Ahtisaarit u kaluan komunave.

Në lidhje me problemet e bujqve me mjedrat e sëmura, Krasniqi ka ftuar bujqit që të padisin kompaninë që ua ka sjellë.

Kjo Ministri është akuzuar për mospunë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz