Krasniqi: Ne shqiptarët me shekuj e kemi odën institucion
Fushata parazgjedhore për të parin e Drenasit që po zhvillohet edhe nëpër oda, disa “intelektual” po e quajnë primitive duke pohuar se ne po kthehemi prapa në kohë!
Kundër këtyre mendimeve është njohësi i rrethanave politike në vend, profesori dhe publicisti i njohur, Milazim Krasniqi.
Për Krasniqin odat janë institucion, ngase odën e kemi shfrytëzuar në maksimum, si për aktivitetet politike të rezistencës paqësore, ashtu edhe për luftën e armatosur.
Lexo edheSi t’i mbajmë pulat të shëndetshme gjatë dimrit?
“Ata që bëjnë të çuditurin për tubimet politike që mbahen nëpër oda në Drenicë, thjesht zbulojnë se janë tjetërsuar shpejt nga jeta shqiptare. Ne shqiptarët me shekuj e kemi odën institucion. Edhe në decenien e luftës finale për pavarësi, 1989-1999, odën e kemi shfrytëzuar në maksimum, si për aktivitetet politike të rezistencës paqësore, ashtu edhe për luftën e armatosur”, ka thënë Krasniqi.
Për Krasniqin komunikimi politik dhe ai medial jashtë odave është nën nivelin e etikës së komunikimit në odat shqiptare!
”Prandaj, nuk është e drejtë të flitet me qesëndi për këtë institucion, për këtë medium nacional. Fatkeqësia është se sot komunikimi politik dhe ai medial jashtë odave, është nën nivelin e etikës së komunikimit në odat shqiptare, ku është respektuar edhe mendimi tjetër edhe dinjiteti i secilit”, ka nënvizuar Krasniqi./Drenicapress.info/














