back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaZgjedhjet 2025Krasniqi në Drenas: Hamza s’është politikan i fjalëve, por njeri i veprave

Krasniqi në Drenas: Hamza s’është politikan i fjalëve, por njeri i veprave

Të ngjajshme

Von der Leyen: Në fillim të vitit të ardhshëm i lëshojmë 205 milionë euro Kosovës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vendimin...

Uzuni i bindur se Shqipëria ka gjasa reale për kualifikim në Botëror

Myrto Uzuni ka folur së fundmi për “FSHF TV”,...

Deliu-Kodra: Afera e “Ibër-Lepencit” dëshmon kapjen e shtetit nga një grup i njerëzve

Kandidatja e PDK-së për deputete, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë...

Heqja e masave ndaj Kosovës, vjen reagimi nga Ursula von der Leyen

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka thënë se ka...

Partia Demokratike e Kosovës tubmin elektoral të radhës e ka mbajtur në qytetin e Drenasit.

Në fjalën e tij para simpatizantëve të kësaj partie, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur lidhur me kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

Krasniqi tha se me Bedri Hamzën fiton Kosova dhe u shpreh se me Partinë Demokratike, Kosova ecën përpara.

“Na duhet një lider me vizion, me dije dhe integritet dhe atë lider jemi krenar të gjithë që e kemi në Partinë Demokratike të Kosovës, ai është Bedri Hamza.Bedri Hamza nuk është politikan i fjalëve, por njeri i veprave, njeri i rezultateve, njeri që e ka përkushtuar jetën e tij në shërbim të Kosovës, njeriu që e stabilizoi ekonominë e Kosovës, njeriu që rriti pagat për mësuesit, mjekët, policët dhe ushtarët, njeriu që në çdo pozitë e ka vënë Kosovën të parën.Si kryeministër, ai do t’i kthejë përsëri shpresën dhe ditët e bardha Kosovës, ai do ta rikthejë dinjitetin e udhëheqjes që i shërben popullit dhe jo vetes’’, është shprehur Krasniqi.

Me Bedri Hamzën fiton Kosova, me PDK-në Kosova ecën përpara, u shpreh tutje Krasniqi./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz