Krahu i djathtë i Fatmir Limajt pritet të emërohet sot ministër
03

Lexo edheKjo është vajza që u dhunua nga djali i deputetit shqiptar |Foto

Endrit Shala pritet që sot të emërohet nga Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ministër i Tregtisë dhe Industrisë.
Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, Valdete Bajrami nga Nisma Socialdemokrate, e cila tha se emërimi i Shalës në këtë detyrë do të bëhet me kërkesë të ekipit kryesues të Nismës.
Endrit Shala i cili deri me tani mbante postin e shefit të Kabinetit të zëvendëskryeministrit, Fatmir Limaj, është njëri nga themeluesit e Nismës Socialdemokrate.
Ai është anëtar i kryesisë së këtij subjekti dhe sekretar për marrëdhënie me publikun nga ky subjekt.

Lexo edheKjo është vajza që u dhunua nga djali i deputetit shqiptar |Foto
Shala është një nga personat më të afërt të kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka mbetur pa ministër që disa javë. Për një vit këtë ministri e kishte drejtuar, Bajram Hasani, kryetar i degës së Nismës në Gjilan.