“Me krahë shqipes nga Tropoja”, me çifteli, kulla e kostume tradicionale, Arif Dushaj e Stresi nxjerrin “HITIN” e verës
BILLI

Lexo edheJo në deti, Leonora ka zgjedhur një mënyrë tjetër për t’u relaksuar

Kosova dhe Shqipëria, vijnë bashkë në këngën “Me krahshqipes nga Tropoja”, një sprovë e këngëtarit Arif Dushaj me reperin Stresi, (Arkiment Lushaj).
E saponxjerrë në treg nga MaxProduction, duket se në të dy vendet, sidomos në veri të vendit dhe në Kosovë, kënga ka filluar të marrë pëlqimet e saj të para.
Eshtë një këngë, ku janë përfshirë të gjithë elementët e traditës, nga kostumet popullore, te kullat e gurët e lartë, por edhe vazhdimësia me moshën, me plakun dhe vajzën e djalin e ri që kërcejnë.
Jo vetëm kaq, por dy këngëtarët kanë futur në këngë motivet e çiftelisë, ndërkohë që Stresi, ka ndërthurur në mënyrë të jashtëzakonshme motivet rinore duke e bërë të dashur këngën edhe për të rinjtë.
Lexo edheJo në deti, Leonora ka zgjedhur një mënyrë tjetër për t’u relaksuar
Duhet thënë se dyshja Dushaj-Stresi, në provën e tyre të parë kanë rezultuar të suksesshëm. Klipi, që pritet të ketë jehonë, sikurse shprehen ata që e kanë dëgjuar edhe në rrjetet sociale, mund të kthehet në hitin e kësaj vere.
https://www.youtube.com/watch?v=OofZeOWFVY8