back to top
Sunday, October 12, 2025
BallinaLajmeKQZ: Votuesi mund të votojë kryetarin nga një subjekt dhe asamblistin nga...

KQZ: Votuesi mund të votojë kryetarin nga një subjekt dhe asamblistin nga një subjekt tjetër

Të ngjajshme

Orav viziton qendrat e votimit në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut

Ambasadori i BE-së, në Kosovë, Aivo Orav, iu bashkua...

​Dyshohet për fotografim të votës në Prishtinë, Podujevë dhe Drenas

Policia e Kosovës deri tani ka pranuar tri informacione...

Dardanët zhvilluan stërvitjen e fundit para përballjes me Suedinë

Kombëtarja e Kosovës e ka përmbyllur ciklin stërvitor në...

Vuçiq komenton humbjen e mbrëmshme të Serbisë, e lidh me zgjedhjet në Kosovë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka komentuar humbjen e mbrëmshme...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se në Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit 2025, votuesit kanë të drejtë të votojnë në mënyrë të pavarur për dy garat zgjedhore: për Kryetar Komune dhe për Kuvendin Komunal.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka sqaruar se është e lejuar që një votues të votojë një kandidat për Kryetar Komune nga një subjekt politik dhe të votojë për një subjekt tjetër në zgjedhjet për Kuvend Komunal.

Ai shtoi se zgjedhjet për Kryetar të Komunës dhe ato për Kuvendet Komunale janë procese të ndara dhe kanë fletëvotime të veçanta, prandaj votuesi nuk është i detyruar të votojë për të njëjtin subjekt politik në të dyja garat.

“Votuesi ka të drejtë të votojë në mënyrë të pavarur për secilën garë. Kjo do të thotë që një votues mund të votojë një kandidat për Kryetar Komune nga një subjekt politik dhe një subjekt tjetër politik në zgjedhjet për Kuvend Komunë. Zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvende Komunale janë procese të ndara dhe kanë fletëvotime të veçanta. Pra, votuesi nuk është i detyruar që të votojë për të njëjtin subjekt në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe në zgjedhjet për Kuvende Komunale”, ka shpjeguar Elezi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz