Dimal Basha e hedh votën për herë të parë si kryeparlamentar
dp

Lexo edheProcesi i votimit në Veri, Elshani: Deri tani, gjithçka është në rregull, s’ka asnjë problem për ta theksuar

Kryeparlamentari Dimal Basha ka votuar në zgjedhjet lokale.
Basha njoftoi përmes një postimi në Facebook, i cili fton po ashtu qytetarët të dalin të votojnë.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,

Lexo edheProcesi i votimit në Veri, Elshani: Deri tani, gjithçka është në rregull, s’ka asnjë problem për ta theksuar
Unë sapo ushtrova të drejtën time të votës, në një ditë që na bashkon të gjithëve për të vendosur mbi të ardhmen e komunave tona.
Prandaj, ftoj të gjithë qytetarët të dalin masivisht dhe të votojnë, sepse vota është zëri juaj që dëgjohet dhe mënyra më e drejtëpërdrejtë për të ndikuar në vendimet që prekin jetën tonë të përditshme.
Le të jetë kjo ditë festë e demokracisë, me votime të qeta, pjesëmarrje të lartë dhe me frymë të plotë qytetarie. Kështu dëshmojmë edhe një herë pjekurinë tonë demokratike dhe dashurinë e sinqertë për vendin që duam.