Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.
Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat do të mbahen më 19 maj.
Kjo listë votuese përmban 57 mijë e 983 emra të votuesve, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017. Lista votuese bazohet në ekstraktin e Regjistrit Qendror Civil, i cili përpilohet nga Agjencia e Regjistrimit Civil.
Komunat | Numri i votuesve | Numri i qendrave
të votimit |
Numri i vendvotimeve |
LEPOSAVIQ | 18 164 | 18 | 31 |
ZUBIN POTOK | 8 535 | 12 | 16 |
ZVEÇAN | 9 229 | 7 | 13 |
MITROVICË E VERIUT | 22 055 | 7 | 27 |
57 983 | 44 | 87 |