HomeLajmeKQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale

KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale

Të ngjajshme

Abdixhiku: Kur premtojmë autostradë, ndërtojmë autostradë, jo vada e ura të vogla

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të...

Fushatë e qetë, por mbi 100 mijë euro u shpenzuan për sponsorizime digjitale

Koalicioni Demokracia në Veprim (DnV) ka prezantuar vlerësimet për...

Argjentina mbetet pa një nga yjet e saj për Botëror

Kampioni i Botës, Argjentina ka njoftuar ka humbur një...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar një njoftim sensibilizues për qytetarët në prag të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 7 qershor.

Përmes një posteri informues, KQZ rikujton se votimi familjar është i ndaluar me ligj dhe se çdo qytetar duhet ta ushtrojë të drejtën e votës në mënyrë të pavarur dhe të fshehtë, transmeton lajmi.net.

Sipas njoftimit, në kabinën e votimit lejohet të qëndrojë vetëm një person, ndërsa votuesi duhet ta plotësojë fletëvotimin pa u penguar dhe në fshehtësi të plotë. Po ashtu, ndalohet votimi në emër të një personi tjetër.

KQZ thekson se votimi familjar përbën vepër penale dhe u bën thirrje qytetarëve që rastet e tilla t’i raportojnë në numrin e publikuar për këtë qëllim.

“Ligji për zgjedhjet nuk lejon votimin familjar”, thuhet në mesazhin e KQZ-së, e cila synon të garantojë integritetin e procesit zgjedhor dhe respektimin e të drejtës individuale të votës./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz