KQZ reagon për skandalin në New York: Shënimet nuk ishin në derën e konsullatës, por në derën e zyrës së një organizate tjetër, që poashtu, është në katin e njëjtë
dp·

Një skandal zgjedhor u raportua sot në konsullatën e Kosovës në New York, ku po votojnë diaspora kosovare atje.
Në një fotografi të siguruar nga mediumi Nacionale, shihet numri 116 i VV-së dhe numrat e disa prej kandidatëve për deputet. Po ashtu, raportohet se letrat kanë qëndruar të vendosura aty për mbi pesë orë, transmeton lajmi.net.

Në lidhje me këtë rast, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka folur për lajmi.net. Në prononcimin e dhënë, Elezi tha se letra nuk ka qenë e vendosur në derën e konsullatës, por në derën e zyrës së një organizate tjetër, që poashtu, është në katin e 3-të.

Lexo edheProkuroria në Prizren kërkon paraburgim për të dyshuarin për fajde, një tjetër në arrati
“KQZ është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike, ndërsa zyrtarët tanë po ofrojnë vazhdimisht udhëzimet e nevojshme për zhvillimin e procesit të votimit në përputhje me ligjin dhe procedurat në fuqi. Lidhur me rastin në fjalë, jemi njoftuar nga misioni diplomatik se letra me shënime nuk është vendosur në derën e Konsullatës së Kosovës në New York, por në derën e zyrës së një organizate tjetër, e cila gjithashtu ndodhet në katin e tretë të objektit ku është e vendosur konsullata. Pra, këto shënime nuk janë vendosur as para derës hyrëse të konsullatës. Fotografia e publikuar tregon se letra ndodhet në derën e një zyre tjetër, ndërsa në murin pranë saj është një shigjetë që tregon drejtimin e konsullatës në anën e kundërt.”, tha Elezi./lajmi.net/