Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e raporton si vdekje natyrale
dp

Lexo edheHargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në

Nga veprimet hetimore rezulton se autore e dyshuar e ngjarjes është vajza e viktimës, shtetasja V.Sh, 57 vjeçe, e cila jetonte në të njëjtën banesë me të ndjerën dhe dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, shkruan abcnews.al.
Në vijim të hetimeve, Policia e Lezhës ka ndaluar 57-vjeçaren, e dyshuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Si provë materiale është sekuestruar edhe thika, së bashku me prova të tjera që lidhen me ngjarjen.

Lexo edheHargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
Gjithashtu, materialet procedurale janë referuar në gjendje të lirë edhe për shtetasen A.Ll me detyrë mjeke, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se ka plotësuar aktin e vdekjes duke e cilësuar si vdekje natyrale dhe pa njoftuar organet e rendit.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.