Kosovarë keni kujdes në trafik, brenda një jave ndodhën 305 aksidente

Për dallim nga muajt e kaluar, këto ditë të korrikut, numri i aksidenteve është më i lartë.
Këtë e dëshmojnë statistikat e Policisë për 24 orët të cilat publikohen për çdo ditë.
Për vetëm një javë në Kosovë kanë ndodhur 305 aksidente trafiku, transmeton Indeksonline
Këto statistika tregojnë numrin e lartë të aksidenteve të ndodhura për vetëm një javë.
Ndërsa, dje në Bërnjak të Rahovecit, aksidenti ua morin jetën tre personave.

Lexo edheHoxha thurë poezi për koncertin në Skenderaj? : A rritet paturpësia, çfarë faji ka fëmija (FOTO)
“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj K/Shqiptar. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona dy meshkuj dhe një femër K/Shqiptare. Si dhe tre të tjerë kanë marr lëndime të rënda trupore të cilët janë duke u trajtuar në spital. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar për Obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas disa të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, 40 persona kanë humbur jetën gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti.
Shkaqet janë të ndryshme, por sigurisht se faktori njeri është më i shpeshtë pasi që nuk janë duke u respektuar rregullat e përgjithshme në trafik, por duke mos munguar as faktori dhe veturat e vjetra me mangësi të shumta teknike.
Policia e Kosovës vazhdimisht po apelon tek qytetarët që të kënë kujdes gjatë vozitjes dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit./Indeksonline/














