back to top
Thursday, July 24, 2025
BallinaLajmeKosova do t’i hap studimet pasuniversitare për Siguri

Kosova do t’i hap studimet pasuniversitare për Siguri

Të ngjajshme

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi, në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK, foli për punën që po bëhet në këtë institucion, për projektin për themelimin e studimeve pasuniversitare në sigurinë publike dhe pranimin e studentëve të rinj.

Smakiqi, thotë se AKSP tani ka 180 studentë dhe ka një staf të lartë akademik, ka asistentë, profesorë, doktorë shkencash. Ai tregon se planifikojnë të themelojmë edhe institutin për hulumtim brenda kësaj Akademie.

“Studentët që dëshirojnë të regjistrohen në akademinë tonë duhet të kenë të kryer së paka shkollën e mesme, ata mund të konkurrojnë lirshëm për një vend në akademinë tonë. Në vitin e parë do të kemi konkursin për 65 studentë në 4 drejtime të ndryshme, kurse studimet zgjasin 4 vjet”, thotë Smakiqi.

Studentët mund edhe të ndjekin mësimet dhe njëkohësisht të punojnë, thotë drejtori dhe sqaron se të interesuarit që konkurrojnë për studime në AKSP, duhet ti nënshtrohen testit për pranimi.

“Në vitin 2018 del gjenerata e parë e studentëve dhe mendojmë që ata të kenë mundësinë të vazhdojnë mësimet për master e doktoratur, brenad AKSP-S”, thotë Smakiqi.

AKSP, është themeluar nga MPB, por ndihmohet edhe nga institucionet tjera të Kosovës dhe akreditohet nga Ministria e Arsimit.

Diplomat, sipas Smakiqit, do të njihen, si në vend ashtu dhe jashtë, ai beson që ato jo që do të njihen në tërë Kosovën por ato diploma do të pranohen edhe jashtë vendit.

Themelimi i studimeve pasuniversitare në sigurinë publike paraqet një rëndësi të madhe për Kosovën, thotë Smakiqi.

- Advertisement -

Të Fundit