Kosova pritet të ketë rritjen më të madhe ekonomike në rajon gjatë këtij viti dhe 2020-n
03

Lexo edheKujdes, në këtë ditë po paralajmërohen vërshime në Kosovë

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH pret rritje të qëndrueshme ekonomike në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë vitit 2019-të.
BERZH në takimin vjetor në Sarajevë, paraqiti parashikimet e saj të fundit ekonomike.

Mali i Zi dhe Serbia ishin ekonomitë që patën rritje më të shpejtë në rajon gjatë vitit 2018-te. Po ashtu edhe Maqedonia Veriore pati rritje të fuqishme.
Ndërsa sa i përket parashikimeve, Shqipëria pritet të ketë rritje prej 3.9 përqind në 2019 dhe 2020.
Lexo edheKujdes, në këtë ditë po paralajmërohen vërshime në Kosovë
Kurse Kosova do të ketë rritje 4.0 përqind gjatë këtij viti dhe në 2020. Ndërsa Mali i Zi pritet të ketë ngadalësim në rritjen ekonomike.
Po ashtu edhe në Serbi gjatë këtij viti dhe në vitin e ardhshëm pritet të ketë ngadalësim të rritjes ekonomike. /Indeksonline/
