HomeSportKosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vokrri”

Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vokrri”

Të ngjajshme

Hovenier kritikon VV-në: U përgjigjej ngadalë kërkesave të SHBA-së dhe BE-së

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka kritikuar Lëvizjen...

Lëndohet talenti i Gjermanisë, në dyshim për Kupën e Botës

Talenti i Gjermanisë, Lennart Karl ka pësuar një lëndim...

Çka e pret Kosovën nëse refuzohet projekti i gazsjellësit?

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier tha se Kosovës...

Trump: Çmimet e naftës do të bien pasi situata në Hormuz të “stabilizohet”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Sonte në orën 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Kroacisë.

Takimi do të transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport, ndërsa hyrja për tifozët do të jetë falas.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Sami Sermaxhaj, Dardanet kanë punuar me përkushtim të madh në detajet e fundit taktike, teksa atmosfera në kampin e Kombëtares është shumë pozitive dhe motivimi në nivelin më të lartë.

Kjo përballje ka rëndësi të jashtëzakonshme për rrugëtimin e Kosovës në Ligën C, Grupi C2, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027. Një fitore, por edhe një barazim ndaj Kroacisë, do t’ia siguronte Kosovës matematikisht pozitën e parë në grup, pasi ndeshjen e fundit e zhvillon kundër Gjibraltarit.

Ky sukses do të nënkuptonte promovim në Ligën B për ciklin e ardhshëm, si dhe sigurimin e një vendi në fazën “play-off”-it të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz