HomeBotëTrump: Çmimet e naftës do të bien pasi situata në Hormuz të...

Trump: Çmimet e naftës do të bien pasi situata në Hormuz të “stabilizohet”

Të ngjajshme

Kosova mposhtet nga Kroacia, por ëndrra vazhdon

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka pësuar...

Rruga Prishtinë–Podujevë pa fund: 9 vite vonesa dhe s’përfundon as këtë vit

Punimet në rrugën Prishtinë–Podujevë nuk pritet të përfundojnë as...

Shtëpia e Bardhë: Lojtarët e Iranit marrin vizat për Kupën e Botës në SHBA

Lojtarëve të futbollit të Iranit që do të marrin...

Osmani: LDK do ta mbrojë gjithmonë aleancën me Shtetet e Bashkuara

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se çmimet e naftës pritet të ulen sapo situata në Ngushticën e Hormuzit të normalizohet, duke hequr pjesërisht shqetësimet për furnizimet energjetike globale.

Në një prononcim për mediat, Trump u pyet për numrin e tankerëve të naftës që administrata e tij ka arritur të kalojë përmes ngushticës.

Ai u përgjigj se janë “shumë”, pa dhënë shifra të sakta, duke shtuar se zgjidhja e situatës “nuk do të zgjasë shumë”.

“Do të doja të mos e tregoja numrin, por janë shumë,” tha Trump, duke theksuar se normalizimi i qarkullimit të naftës në këtë rajon strategjik mund të sjellë një rënie të ndjeshme të çmimeve, madje “ndoshta edhe më poshtë se nivelet e mëparshme”.

Deklaratat e presidentit amerikan vijnë në një kohë kur ShBA-ja po përballet me presion politik për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve, një çështje që mund të ndikojë edhe në zgjedhjet e ardhshme të mesmandatit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz