HomeLajmeDaut Haradinaj “dhez” strukturat e Aleancës – mobilizim i fuqishëm në terren...

Daut Haradinaj “dhez” strukturat e Aleancës – mobilizim i fuqishëm në terren para tubimit përmbyllës

Të ngjajshme

Hovenier kritikon VV-në: U përgjigjej ngadalë kërkesave të SHBA-së dhe BE-së

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka kritikuar Lëvizjen...

Lëndohet talenti i Gjermanisë, në dyshim për Kupën e Botës

Talenti i Gjermanisë, Lennart Karl ka pësuar një lëndim...

Çka e pret Kosovën nëse refuzohet projekti i gazsjellësit?

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier tha se Kosovës...

Trump: Çmimet e naftës do të bien pasi situata në Hormuz të “stabilizohet”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Kandidati i Aleancës, Daut Haradinaj, po vazhdon me një intensitet të lartë takimet elektorale në terren, duke mobilizuar strukturat e partisë në prag të ditëve vendimtare të fushatës.

Nga një tubim në tjetrin, Haradinaj po arrin të “dhez” atmosferën brenda strukturave të Aleancës, me mesazhe për mobilizim, unitet dhe angazhim maksimal për fitoren e numrit 128 dhe kandidatin për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini.

Në tubimet e fundit, sotme në Gjakovë, Deçan e Junik, ai ka përcjellë mesazhin se Aleanca po hyn në fazën finale të garës me energji të re dhe me një organizim të fuqishëm në secilën komunë, duke kërkuar mobilizim të plotë të anëtarësisë dhe simpatizantëve për ditën e zgjedhjeve.

“Të gjithë me një qëllim, rënien e këtij regjimi dhe rikthimin e Kosovës në vendin ku i duhet, të zhvilluar dhe të sigurt. Në aleanca me miq dhe duke lulëzuar ekonomikisht.

Me Aleancën, programin tonë dhe njerëzit tonë do ta bëjmë këtë realitet”, është mesazhi që po dominohet në paraqitjet e tij të fundit në terren.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz