HomeLajmeOsmani: Qeveria Kurti i tha “jo” gazit amerikan, kjo është e pafalshme

Osmani: Qeveria Kurti i tha “jo” gazit amerikan, kjo është e pafalshme

Të ngjajshme

Hovenier kritikon VV-në: U përgjigjej ngadalë kërkesave të SHBA-së dhe BE-së

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka kritikuar Lëvizjen...

Lëndohet talenti i Gjermanisë, në dyshim për Kupën e Botës

Talenti i Gjermanisë, Lennart Karl ka pësuar një lëndim...

Çka e pret Kosovën nëse refuzohet projekti i gazsjellësit?

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier tha se Kosovës...

Trump: Çmimet e naftës do të bien pasi situata në Hormuz të “stabilizohet”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka komentuar çështjen e gazit amerikan dhe kërkesën nga SHBA’të që, Kosova ta pranojë këtë projekt.

Osmani, ka thënë se, sipas informatave që ajo ka, qeveria e Kosovës, i ka thënë ‘’jo’’ projektit të gazit.

“Kur ka ardhur administrata Trump, projekti i parë që e ka ndërprerë ka qenë MCC, dhe jemi njoftuar se MCC ka vdekur. Kam shkuar në SHBA, jam takuar me shumë zyrtarë përfshirë edhe me kongresin, dhe pas insistimit të madh dhe takimeve të gjagta që ky projekt të vazhdojë për Kosovën, jam njoftuar me shkrim që për Kosovën ta vazhdojnë projektin, projektin MCC. Megjithatë jemi njoftuar në atë takim, dhe shumë të tjera, që interesimi kryesor amerikan është për gazin LNG. Në një kohë kur SHBA po tentojnë ta rrisin sigurinë e Evropës nëpërmjet edhe sigurisë energjetike, në vend të ndikimit rus, është e pafalshme që Kosova t’i thotë jo projektit të gazit amerikan. Sipas informatave që ne i kemi ashtu ka qenë përgjigja. Në korrik kur unë jam takuar me zyrtarë të DASH’it, ata pastaj kanë ardhur me takime në Kosovë, dhe unë jam njoftuar që në Kosovë kanë marrë përgjigje negative nga qeveria Kurti. Po flas për korrik 2025. Mu më kanë njoftuar pala amerikane që përgjigja që kanë marrë nga qeveria Kurti është që ata nuk e shohin lidhjen me gazin amerikan si çështje të sigurisë nacionale, në fakt më është thënë sepse s’kam qenë, që qeveria Kurti atyre u ka thënë që lidhja me Amerikën e dëmton sigurinë nacionale të Kosovës, me gazin amerikan e dëmton sigurinë nacionale të Kosovës”, ka thënë ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz