Kosova në Slloveni: “Dardanët” bëjnë thirrje tifozëve besnikë për udhëtim dhe bileta
dp

Lexo edheBiletat kundër Sllovenisë, “Dardanët”: Përparësi do të kenë të gjithë ata që kanë qenë të pranishëm në ndeshjet e mëparshme

Në një njoftim për tifozët, grupi ka bërë të ditur se prioritet për biletat do të kenë ata që kanë qenë prezent në ndeshjet e mëparshme si mysafirë, si shenjë respekti për përkushtimin dhe pasionin e tyre në mbështetje të Kosovës kudo në Evropë. Pas tyre, mundësi për biletë do të kenë anëtarët e tjerë të grupit për biletat e mbetura, transmeton lajmi.net.
“Për respekt të mundit, pasionit dhe sakrificave që kanë treguar për ta përkrahur Kosovën, pavarësisht rezultateve, mundësia e parë për t’u pajisur me biletë është e drejtë t’u takojë atyre,” thuhet në njoftim.
Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret janë të ftuar të paraqiten në fanclub-in e “Dardanëve” në kryeqytet për koordinimin e udhëtimit, i cili shpresohet të jetë triumfal, historik dhe i paharruar.

Lexo edheBiletat kundër Sllovenisë, “Dardanët”: Përparësi do të kenë të gjithë ata që kanë qenë të pranishëm në ndeshjet e mëparshme
Më shumë detaje dhe përditësime për udhëtimin do të bëhen të ditura së shpejti./lajmi.net/