back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaSportBiletat kundër Sllovenisë, “Dardanët”: Përparësi do të kenë të gjithë ata që...

Biletat kundër Sllovenisë, “Dardanët”: Përparësi do të kenë të gjithë ata që kanë qenë të pranishëm në ndeshjet e mëparshme

Të ngjajshme

KQZ: Fushata zgjedhore për balotazhin nga 3 deri më 9 nëntor

Komisioni Qendror i zgjedhjeve në mbledhjen e sotme mori...

Rike Roçi befason, falenderon Zotin për këtë gjë (Foto}

Ish- banorja e Big Brother Vip Albania, Rike Roçi,...

Kosova në Slloveni: “Dardanët” bëjnë thirrje tifozëve besnikë për udhëtim dhe bileta

Tifogrupi zyrtar i Kombëtares së Kosovës, “Dardanët”, ka bërë...

Raporti i GAP zbulon pabarazi gjinore dhe etnike në programet e mbështetjes për biznese

Instituti GAP ka prezantuar raportin me temë “Forcimi i...

Kombëtarja e Kosovës më 15 nëntor udhëton në Ljubljan për t’u përballur me Slloveninë, ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Tifogrupi “Dardanët” përmes rrjeteve sociale kanë informuar opinionin në lidhje me biletat dhe udhëtimin drejt qytetit slloven, shkruan Indeksonline

“Dardanët udhëtojnë në Lubjanë më të motivuar së kurrë dhe më me besim se çdoherë tjetër, në ndeshjen ndaj Sllovenisë më 15 nëntor, për ta pritur shënimin e ditës së madhe për kombëtaren tonë!

“Në lidhje me biletat, ju bëjmë me dije se në shpërndarjen e tyre, nga ato çfarë na takojnë neve si tifogrup, përparësi do të kenë të gjithë ata që kanë qenë të pranishëm në ndeshjet e mëparshme që i kemi zhvilluar si mysafirë. Prioriteti do të anojë nga ata, ndërsa menjëherë pas tyre radha u takon anëtarëve tjerë të grupit për biletat e mbetura.

“Për respekt të mundit, pasionit dhe sakrificave që kanë treguar për ta përkrahur Kosovën kudo nëpër Evropë, pavarësisht rezultateve që kemi pasur herë nën shkallën e pritshmërive e herë më të mira, mundësia e parë për t’u pajisur me biletë kemi vlerësuar se është e drejtë t’u takojë atyre.

“Të gjithë të interesuarit që i përmbushin këto kritere, ju ftojmë të vijnë në fanclub-in tonë në kryeqytet për t’u koordinuar në lidhje me udhëtimin që shpresojmë të jetë triumfal, historik dhe i paharruar.Në lidhje me detajet dhe përditësimet tjera, do të ju njoftojmë shumë shpejt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz