BallinaLajmeLajmet e Fundit“Kosova në Amerikë?!” Gafa epike e banorëve të Grande Fratello pas lajmit...

“Kosova në Amerikë?!” Gafa epike e banorëve të Grande Fratello pas lajmit për Dolcen

Të ngjajshme

Kush përfiton nga heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës?

Pas gati tre vjetëve, Kosovës nuk i rëndon më...

Sulmi i Izraelit godet iranianët aty ku u dhemb më së shumti

Kur aeroplanët izraelitë goditën kompleksin e gazit Parsi Jugor,...

Blerja e klubit nga Cristiano Ronaldo “ringjall” Almerian

Blerja e aksioneve të Almerias nga Cristiano Ronaldo, ka...

Haradinaj për Albin Kurtin: Shumë fullirant është ky njeri

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar për deklaratat...

Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, viktima e katërt është nga Novi Pazari

Një aksident tragjik në një kantier ndërtimi para disa...

Një kryqëzim historik pritet të ndodhë mes dy prej formateve më të mëdha televizive: Big Brother VIP Kosova dhe Grande Fratello në Itali.

Mbrëmjen e djeshme, në shtëpinë më të famshme italiane, banorëve iu dha lajmi i madh: një konkurrente nga edicioni i Kosovës do t’u bashkohet për disa ditë, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për Dolcen, e cila tashmë është zgjedhur si figura që do të “trazojë” ujërat në Itali.

Nga klipi prezantues, duket se ajo iu pëlqeu mjaft banorëve.

Por momenti më viral nuk ishte vetëm hyrja e saj, por reagimi epik dhe disi i sikletshëm i banorëve italianë.

Gjatë njoftimit, kur u përmend se banorja e re vjen nga “Big Brother i Kosovës”, njohuritë gjeografike të italianëve lanë për të dëshiruar.

Të habitur, disa nisën të diskutonin mes tyre për vendndodhjen e Kosovës, duke arritur madje edhe në përfundimin qesharak se Kosova ndodhet në Amerikë!

Ky konfuzion, i shoqëruar me pyetjet e tyre nëse vajza po vinte nga Amerika, ka shkaktuar shumë të qeshura dhe pritet të bëhet viral në rrjet.

Mesa duket, përveç spektaklit, Dolce do të ketë edhe detyrën e vogël për t’u dhënë banorëve një “kurs të shpejtë” gjeografie.

Ajo pritet të udhëtojë drejt Italisë këtë javë, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të pritet dhe si do t’ua sqarojë banorëve të rinj se nuk ka ardhur nga përtej oqeanit, por nga ana tjetër e Adriatikut.

Mesa duket, Dolce në Grande Fratello premton spektakël, surpriza dhe, me sa duket, edhe leksione gjeografie. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz