Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Sllovakia do t’i përmbahet linjës së Bashkimit Evropian me Kosovën dhe është gati të mirëpresë zyrën e Kosovës në Bratislavë.
“Kosova do të hapë dyer të reja dhe do të mbajë të hapura dyert e miqësisë me të gjithë vendet e botës, posaçërisht me ato europiane, apo anëtare të Bashkimit Europian. Takim konkret dhe rezultativ me Sekretarin slovak të shtetit Ivan Korçok. Slovakia do t’i përmbahet linjës së Bashkimit Europian me Kosovën dhe është gati të mirëpresë zyrën e Kosovës në Bratislavë. Do të forcojmë marrëdhëniet dhe më shumë në të gjithë planet”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Sllovakia është njëri nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës./Insajderi.com
