Na presin edhe dy ditë nga ndeshja historike me Turqinë.
Ndeshje kjo e cila përcakton skuadrën e fundit, që do të hyjë në grupin D të Botërorit përkrah Australisë, Paraguajit dhe SHBA-së.
Në seancën e sotme, përzgjedhësi Franco Foda ka punuar theks të veçantë në aspektet taktike të lojës, ndërsa atmosfera në kampin e “Dardanëve” vazhdon të jetë shumë pozitive dhe motivuese.
Kosovës do ta zhvillojë stërvitjen e fundit nesër në orën 11:00, ndërsa para saj, në orën 10:30, do të mbahet konferenca për media.
Kujtojmë se Kosova, e luan ndeshjen jetike të martën në orën 20:45./IndeksOnline/