back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaSportKosova e “trullos” Luksemburgun në Prishtinë

Kosova e “trullos” Luksemburgun në Prishtinë

Të ngjajshme

Drejtori i Arsimit në Prishtinë reagon pas rastit të dhunës në shkollën “Pavarësia”

Pas incidentit të djeshëm në ShFMU “Pavarësia”, ku një...

Prishtina e Ferizaj përballë mungesës së barnave esenciale

Mungesa e barnave në kujdesin parësor shëndetësor në Prishtinë...

SBASHK i vendos ultimatum autoriteteve: Lirojeni mësuesin shpejt ose përshkallëzim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK) ka vendosur ultimatum...

Macron fton udhëheqësit evropianë të rinisin dialogun me Rusinë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se ftoi disa...

Në palestrën “Adem Jashari” në Prishtinë Kosova sot ka pritur kombëtaren e Luksemburgut të cilën e ka mundur me rezultat 109-88

Kosova me në fund ka shënuar fitore në ndeshjet para-eliminatore për në Eurobasket 2021, duke e mposhtur Luksemburgun me rezultat 109:88.

Çereku i parë i ndeshjes përfundoi me rezultat 30:17 për kosovarët, ndërkaq në çerekun e dytë basketbollistët kosovarë ishin më të dobët dhe atë e fitoi Luksemburgu me rezultat 17:20.

Në pjesë lojën e dytë Kosova hyri edhe më e përgatitur duke fituar çerekun e tretë me rezultat 30:25 por edhe të katërtin me rezultat 32:26.

Më i miri për Kosovën ishte amerikani i neutralizuar në kosovar, Divine Myles më 23 pikë të shënuara dhe gjashtë asiste.

Për të zënë pozitën e parë në grup, si pozitë e vetme që siguron kalimin në kualifikimet e rregullta në Eurobasketin 2021, Kosova tash duhet të mposhtë edhe Britaninë e Madhe në ndeshjen e kthimit të shtunën si mysafire dhe duhet të presë që Luksemburgu të fitojë ndaj Britanisë në ndeshjen e fundit, e që krejt në fund, koshdallimi i Kosovës të jetë më i miri. /GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz