BallinaLajmeKosova me ambasadë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Kosova me ambasadë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Të ngjajshme

Dy të rinj nga Tetova thonë se janë sulmuar nga një grup prej 20 personave

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë...

Uran Ismaili mëngjes e çaj në Skënderaj, në shtëpinë e Sami Lushtakut

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili,...

Kriza në MB: Si do të vazhdojë drama politike e Keir Starmer

Kryeministri britanik Starmer prej muajsh ndodhet nën presion. Por...

Kosova do të fillojë procedurat për hapjen e ambasadës së saj në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, që nga java e ardhshme.

Kështu ka thënë ministri i Punëve të Jashmte të Kosovës, Behgjet Pacolli pas takimit me homologun e tij nga EBA, Sheikun Abdullah bin Zayed Nahyan, shkruan Periskopi.

Po ashtu, Pacolli ka thënë se me Zayed Nahyan ka biseduar edhe për anëtarësimin e Kosovës në Organizatat Ndërkombëtare, duke shprehur vullnetin për sinkronizim të punëve për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, meqë samiti i Organizatës do të mbahet në Abu Dhbai.

Njoftimi i plotë i Pacollit:

Sapo përfundova një takim shumë miqësor më homologun tim nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Ministrin e Jashtëm dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtarë, Lartmadhërinë e Tij, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

E falënderova për përkrahjen e vazhdueshme, që ata kanë bërë dhe po e bëjnë për Kosovën, jo vetëm në njohje, por edhe duke e përkrahur fuqishëm anëtarësimin e saj në Organizatat Ndërkombëtare.

Në funksion të kësaj, diskutuam edhe mbi sinkronizmin e punëve të përbashkëta për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, ku samiti i radhës i kësaj Organizate do të mbahet në Abu Dhabi.

Mora premtimin për shtimin e angazhimit të tij edhe personal në çështjet, që ndërlidhen me forcimin e subjektivitetit dhe integrimit të mëtutjeshëm ndërkombëtarë të Kosovës.

Hapja e Ambasadës së Republikës së Kosovës në EBA, ishte temë tjetër diskutimi në aspektin politik dy-palësh dhe u dakorduam, që Ministria e Jashtme e Kosovës t’i fillojë procedurat e hapjes së Ambasadës së Kosovës në Abu Dhabi që nga java e ardhshme.

Në lidhje me çështjet e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve, i bëra thirrje investitorëve potencial nga EBA për të investuar në Kosovë, gjë e cila është mirëpritur dhe vlerësuar nga bashkëbiseduesi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz