back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKos: Serbia në situatë të vështirë, çështja e Kosovës të zgjidhet

Kos: Serbia në situatë të vështirë, çështja e Kosovës të zgjidhet

Të ngjajshme

Donnarumma te Manchester City, u përfol para tre muajve

Ndërsa Galatasaray po punon për të sjellë Edersonin, duke...

Fisnik Asllani e nis me asist sezonin e ri te Hoffenheim

Skuadra e Hoffenheim është duke luajtur ndeshjen e 1/32...

Serbia është në një situatë shumë të vështirë dhe ne, Bashkimi Evropian, e mbështesim fuqimisht rrugën evropiane të saj dhe popullit serb.

Kështu ka deklaruar në një intervistë për Deutsche Welle, Marta Kos, Komisionere e BE-së për Zgjerim në lidhje me protestat në Serbi.

Ajo thekson se megjithëse Serbia ka qenë vend kandidat për shumë vite, ajo ende nuk i ka zbatuar të gjitha reformat. “Kjo është arsyeja pse ne i ndihmojmë ata të zbatojnë këto reforma”, shtoi Kos, transmeton Klankosova.

Kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës si kusht për t’u bashkuar me BE-në, Marta Kos thekson: “Gjithmonë më pëlqen të them se kur një vend vendos për rrugën drejt BE-së, kjo vjen me detyrime dhe përgjegjësi. Është çështje zgjedhjeje. Prandaj, askush nuk po e detyron Serbinë. Por kur thua: “Po, ne duam të bëhemi anëtar i BE-së” – atëherë duhet të bëhet. Shumë gjëra duhet të bëhen”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz