back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeKoronavirusi/ Vetizolohet politikani i njohur kosovar

Koronavirusi/ Vetizolohet politikani i njohur kosovar

Të ngjajshme

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar qytetarët se është vetizoluar pas kontaktit që ka pasur me këngëtarin kosovar, Muahmet Sejdiu i cili ka dal pozitiv me koronavirus.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haziri ka shkruar se detyrën ia ka kaluar nënkryetarit të komunës.

“Meqë javën e kaluar kam qenë në ambient të njëjtë, por pa kontakt me Muhamet Sejdiun, i cili rezultoi pozitiv, unë nga mbrëmja jam vetizoluar, duke iu nënshtruar testeve të protokolit shëndetësor. Po ashtu, u kam kërkuar të gjithëve që kanë qenë në ambient të njëjtë, t’i nënshtrohen testeve dhe vetizolimit”, ka shkruar Haziri. /Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz